10:26 / E Premte, 12 Maj 2023 / L K

Shkatërrohet grupi kriminal shqiptar në Belgjikë, sekuestrohen kokainë, armë, 60 mijë euro dhe makina luksoze

Policia belge ka shkatërruar një grup kriminal shqiptar që kryente aktivitetet e tij në Belgjikë.  Mediat vendase shkruajnë se pas një hetimi më shumë se një viti policia zbarkuar në një restorant, Antwerp Grill, në Jan Welterslaan, pas informacioneve se në ambientet e të cilit po zhvilloheshin aktivitete kriminale.

Sipas mediave ky është një restorant me pronarë shqiptar, shërbente për shitje dhe konsum të kokainës, ndërsa thuhet se frekuentohej kryesisht nga shqiptarë, të lidhur me aktivitetin kriminal.

Menaxheri i lokalit, i identifikuar si Labinot L., dhe shoqëruesit e tij u bënë objekt i një hetimi të madh nga detektivi lokal i zonës së policisë së Antwerp. Ndër të tjera mësohet se drejtuesi i grupit ishte shtetasi Ramiz B., i cili gjithashtu mbante kontakte të ngushta me José AM, një spanjoll nga Sint-Gillis-waas. Ndërkohë i dyshuari kryesor është A.M.

Autoritetet belge theksojnë se ai kishte rrjetin e tij të bashkëpunëtorëve, duke përfshirë disa anëtarë të familjes, dhe përdorte punëtorë të korruptuar të portit për të importuar dhe nxjerrë drogë përmes portit të Antwerp-it,” tha prokurori.

Ndër të tjera në media thuhet se në anëtarët e këtij grupi përveç kontrabandës së drogës, ishin të përfshirë edhe në pastrim parash, duke përfshirë blerjen dhe shitjen e makinave luksoze. Përveç kësaj, ka edhe përdorimin e pasaportave false dhe patenta.

Hetimi i çoi hetuesit në Spanjë, ku të afërmit e të dyshuarit kryesor José AM merrnin pjesë në aktivitetet e tij kriminale dhe të pastrimit të parave. ‘Pepe’ organizoi importin e hashashit në Belgjikë. Një ngarkesë u transportua me kamionë të paktën dy herë, por ngarkesë e dytë (prej 20 kilogramësh) u kap në Francë në tetor.

Në kuadër të këtij operacioni janë arrestuar 30 persona në zona të ndryshme. Ndërsa kontrollet vijojnë edhe në Spanjë në shtëpitë e të afërmve të të dyshuarit kryesor, si dhe është kontrolluar një kantier ndërtimi ku janë pastruar paratë e krimit.

Nga operacioni janë gjetur dhe sekuestruar katër armë zjarri, dy silenciatorë, municione, jelek antiplumb, 35 mijë euro para në Belgjikë dhe 25 mijë euro në Spanjë, 1.3 kg hashash, rreth 8 kg kokainë, disa orë luksoze, trembëdhjetë makina dhe një shtëpi lëvizëse. Antwerp Grill u vulos. Në Spanjë, Policía Nacional dhe Guardia Civil kryen shtatë kontrolle në shtëpi të të afërmve të të dyshuarit kryesor. Aty është vizituar edhe një kantier ndërtimi ku mund të pastrohen paratë kriminale./abcnews.al/