12:04 / E Enjte, 18 Shkurt 2021 / AR

Shkatërrohet kazinoja e Donald Trump në SHBA

Hoteli dhe kazinoja “Trump Plaza” në Atlantic City është shkatërruar, duke i dhënë fund një historie gati 40-vjeçare në bregun e New Jerseyt në SHBA.

”Trump Plaza” u hap në vitin 1984 dhe dikur ishte një pikë kyç e portofolit të pasurive të patundshme të ish-presidentit Donald Trump. Kazinoja ishte mbyllur në vitin 2014 dhe prej asaj kohe ndërtesa kishte mbetur “në mëshirë të fatit”.

Mijëra sy kureshtarë u dyndën në zonë për të parë shpërthimin e kontrolluar dhe hotelet aty pranë ofruan paketa të veçanta për fushëpamjen. Shkatërrimi i ndërtesës 34-katëshe zgjati vetëm disa sekonda.

Në kulmin e shkëlqimit të saj, “Plaza…” organizoi ndeshjet më të ndjekura botërore të boksit, koncerte të profilit të lartë dhe priti disa nga njerëzit më të famshëm të famshëm në botë.