11:00 / E Mërkurë, 16 Gusht 2023 / L K

Shkatërrohet ndërtesa historike e gangsterit Al Capone pas 100 vjetësh

Ish-shtëpia e gangsterit famëkeq Al Capone në ishullin Palm të Miami Beach tani i përket të së kaluarës, pasi autoritetet lokale  morën vendimin për ta prishur atë.

Rezidenca bregdetare e stilit spanjoll, e vendosur në 93 Palm Ave u ndërtua në vitin 1922 dhe ishte në pronësi të gangsterit famëkeq të epokës së Prohibition.

Gruaja e Al Capone, May, e shiti atë në vitin 1952, pesë vjet pas vdekjes së tij. Rezidenca luksoze u rinovua në vitin 2018, duke ruajtur stilin që ka pasur që nga ndërtimi i saj./abcnews.al/