20:43 / E Diele, 16 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Shkatërrohet vetura që kushton një milion euro

McLaren Senna është një model, prodhimi i të cilit është i kufizuar vetëm në 500 kopje, dhe për më pak se dy muaj ka pasur dy aksidente.

Pas një përplasjeje të vogël që ndodhi në Gjermani në fund të tetorit, një tjetër McLaren Senna u përfshi në një aksident rrugor këtë herë në Britaninë e Madhe, transmeton KosovaPress.

Ndryshe nga incidenti i parë kur shoferi goditi murin, dy makina të tjera u përfshinë në aksidentin e ri së bashku me McLaren, njëra prej të cilave përfundoi në krah. Fatmirësisht, nuk pati persona të lënduar në aksident.

McLaren Senna i ri kushton rreth një milion euro, por riparimi mund të jetë shumë më i shtrenjtë. Ky lloj modeli u prezantua në fund të vitit 2017, ndërsa mori emrin sipas vozitësit legjendar Ayrton Senna.

McLaren Senna ka 800 kuaj fuqi, përshpejton nga 0 deri 100 km/h për 2.8 sekonda, ndërsa shpejtësia maksimale është 340 km/h.