11:05 / E Hënë, 04 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Shkel këmbësorin në Pejë, vetura largohet nga vendi i ngjarjes

Një aksident trafiku ka ndodhur në fshatin Vitomericë të Pejës.

Sipas njoftimit të policisë, një automjet ka goditur një këmbësor, përderisa shoferi ka ikur nga vendi i ngjarjes, duke mos u ndalë fare.

Si pasojë, viktima ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për tretman mjekësor në spitalin e Pejës.

“Ka ndodhur një aksident trafiku, me ç’rast një automjet i cili pas aksidentit është larguar nga vendi i ngjarjes, ka goditur këmbësorin mashkull K/Boshnjak. Si pasojë viktima ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për tretman mjekësor në spitalin e Pejës”, ka njoftuar policia./Indeksonline/