10:02 / E Enjte, 12 Tetor 2023 / S Z

Shkelë urdhrin mbrojtës nga gjykata, sulmon viktimën femër

Në Drenas është arrestuar një person pasi raportohet se i njëjti duke mos respektuar urdhrin mbrojtës të lëshuar nga gjykata, e ka sulmuar fizikisht viktimën femër.

Bëhet e ditur se palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti duke mos respektuar urdhrin mbrojtës lëshuar nga gjykata, e ka sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë..

Mos i humb