17:21 / E Enjte, 28 Maj 2020 / indeksADMonline

Shkelen masat e Qeverisë Kurti, nga protesta e Vetëvendosjes!

Protesta e Lëvizjes Vetëvendosje po vazhdon të mbahet në sheshin e Prishtinës.

Qindra qytetarë janë mbledhur me kërkesën e vetme që vendi të shkoj në zgjedhje të parakohshme.

Por, pavarësisht se është paralajmëruar distancim dhe respektim i rregullave të pandemisë, kjo gjë nuk po shihet fare.

Shumë protestues janë parë në grup, afër njëri tjetrit duke shkelur masat e vendosura nga Qeveria Kurti./Indeksonline/