07:39 / E Enjte, 23 Shtator 2021 / C E

Shkeli pedalin e gazit në vend të frenave, momenti kur një person përplas me veturë këmbësorët dhe çiklistët

Ky është momenti shokues kur një person përplas me makinë 6 këmbësorë dhe çiklistë, pasi ngatërroi pedalin e frenave me atë të gazit.

Ngjarja ndodhi në Siçuan të Kinës, në 20 shtator.

Në videon e regjistruar nga brenda makinës, shihen këmbësorët dhe çiklistët duke ecur në një rrugë të ngushtë, me makinën që është pas tyre. Në një moment, makina shton shpejtësinë duke përplasur 6 persona.

Sipas autoriteteve lokale, 4 prej tyre ndodhen në spital me dëmtime të rënda, ndërsa vetëm dy shpëtuan me dëmtime të lehta.

KLIKO KËTU për ta parë videon!