19:53 / E Diele, 12 Qershor 2022 / C E

Shkëlqen Haaland, Norvegjia e “shkel” Suedinë

Norvegjia ka mposhtur Suedinë me rezultat 3-2 në ndeshjen e xhiros së katërt të Ligës së Kombeve.

Erling Haaland shkëlqeu në këtë ndeshje duke shënuar dy gola dhe duke realizuar një asistim. Ylli i Manchester Cityt shënoi në minutën e 10-të dhe të 54-të.

Forsberg shënoi golin e vetëm për Suedinë në minutën e 62-të të ndeshjes, shkruan Indeksonline.

Fitoren Norvegjisë ia kompletoi Sorloth në minutën e 77-të të ndeshjes.

Suedia realizoi edhe golin e dytë në minutat shtesë por që nuk ishte i mjaftueshëm për të nxjerrë pikë.

Haaland kështu kompleton golin e 20-të në 21 paraqitje për kombëtaren norvegjeze.

Norvegjia është e para në grup me 10 pikë, Serbia e dyta me 6 pikë derisa Suedia mban vendin e tretë me 3 pikë. Sllovenia mbetet e fundit me vetëm një pikë. /IndeksOnline/