75 Mall Live Search
23:18 / E Hënë, 06 Gusht 2018 / indeksADMonline

Shkëlqeu përballë Manchester Unitedit, inkuadrohet në skuadrën e parë të Real Madridit

I riu i Real Madridit, Sergio Reguilon, raportohet se është promovuar në skuadrën e parë pasi shkëlqeu në International Champions Cup.

21-vjeçari u paraqitë ndaj Manchester Unitedit dhe Juventusit në turneun para-sezonal të Realit në Amerikë dhe ai ra në sytë e trajnerit, Julen Lopetegui.

Sipas të përditshmes spanjolle, El Confidencial, mbrojtësi i majtë tani do të sfidojë për një vend në formacionin bazë.

Është thënë se tashmë Reguilon është më i favorizuar se Theo Hernandez në skuadrën e parë dhe se do të jetë zëvendësuesi i Marcelos në skuadër.

Më tutje thuhet se Hernandez mund t’i bashkohet Fulhamit në Premier League në një marrëveshje huazimi.

Reguilon ka luajtur 45 minuta ndaj ”Djajve të Kuq” në humbjen, 1-2, para se të luajë 90 minuta ndaj Juventusit në fitoren, 3-1./IndeksOnline/