08:44 / E Shtunë, 13 Mars 2021 / Blerim

Shkëlqim Demhasaj po tregon vlerat e tij, shënon gol për klubin e Grasshoppers

Shkëlqim Demhasaj dhe Ermir Lenjani kanë fituar derbin me Burim Kukelin dhe shqiptarët e tjerë (Liridon Berisha, Liridon Mulaj, Mirlind Kryeziu dhe Mark Marleku) që aktivizohen me Kriens.

Grasshoppers ia doli të triumfojë me rezultatin 2-1 në udhëtim dhe sulmuesi Demhasaj ishte protagonist me golin e shënuar që në minutën e shtatë të takimit.

Sulmuesi dardan e çoi topin në rrjetë me një goditje të saktë brenda zonës.

Për Demhasaj, ky ishte goli i 8 në kampionat deri më tani këtë sezon.