10:43 / E Mërkurë, 11 Shtator 2019 / indeksADMonline

Shkëlqimi dhe performanca fantastike e Rihannës në Javën e Modës në New York

Ajo ka lansuar linjën e saj të brendshmeve Savage X Fenty një vit më parë.

Dhe Rihanna u paraqit tërë shkëlqim teksa mori pjesë në eventin e organizuar për linjën e saj në Javën e Modës në New York, transmeton Indeksonline.

31 vjeçarja kishte veshur fustan që theksonte asetet e saj ‘përvëluese’ derisa e gjithë vëmendja e saj ishte tek ajo në qendrën Barclay’s Center.

Ylli i hitit ‘Diamonds’ në një veshje me shkëlqim zbulojë fund shpinën dhe këmbët e saj seksi, duke ia shtuar edhe më shumë sharmin paraqitjes unike me syze dielli dhe aksesor.

Në eventin e Rihannës morën pjesë emrat e njohur Gigi Hadid, Bella, Cara Delevingne.

Në këtë shfaqjen të madhe për të, Rihanna madje edhe performojë për të pranishmit hitet e saj më të njohura./Indeksonline/