23:09 / E Enjte, 01 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Shkëlzen Berisha merret në pyetje nga Prokuroria

Shkëlzen Berisha, djali i ish-kryeministrit Berisha është thirrur për të dëshmuar mbrëmjen e sotme në Prokurorinë e Tiranës në cilësinë e personit që deklaron në rrethana të dobishme.

Shkëlzen Berisha është marrë në pyetje për rreth 30 minuta në lidhje me privatizimin e OSSH nga kompania CEZ.

Përpara prokurorëve Shkëlzeni i ka qëndruar linjës së mendi8meve të artikuluara edhe më herët në media se nuk ka asnjë lidhje me atë histori të krijuar nga Rama për të mbuluar skandalet e tij

Më 25 janar kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla tha se Shkëlzen Berisha është thirrur nga Prokuroria për të dëshmuar për aferën me CEZ.

Pas Ballës ishte vetë Shkëlzen Berisha që reagoi nëpërmjet “Facebook”, duke e quajtur këtë gjë flluskë-thirrje të ‘kryeprokurorit të Surrelit”.

“Kryegjykatësi dhe kryeprokurori i ri i Shqipërisë, më dërgoi sot një flluskë-thirrje publike ‘në cilësinë e personit që deklaron në rrethana të dobishme’ në baze të kallëzimit të bërë po vetë nga ai, përmes parlamentit”, shkruan Shkëlzen Berisha më 25 janar.

SKANDALI CEZ

Kujtojmë se privatizimi i OSSH nga CEZ i kushtoi shtetit shqiptarë miliona uuro. Një komision parlamentar hetoi çështjen dhe ia dërgoi prokurorisë por kjo e fundit e mbylli ndërsa gjykata e Tiranës pak ditë më parë urdhëroi hapjen e çështjes përsëri duke i lënë detyra prokurorisë se kush duhet të merret në pyetje.

Lajmi për fletëthirrjen nga prokuroria vetë Shkëlzen Berisha e quajti të motivuar politikisht dhe tha se Edi Rama, kryegjykatesi dhe kryeprokurori i ri i Shqiperise, i dërgoi nje flluskë-thirrje publike.