15:00 / E Premte, 05 Mars 2021 / Blerim

Shkëmbi: Ishte paraqitje e mirë, duhet të përmirësohemi ende!

Skuadra e Ballkanit u rikthye te fitorja pas humbjes javën e kaluar ndaj Llapit.

Ekipi nga Theranda mposhti 2 me 1 ekipin e Drenicës në xhiron e 23-të të Superligës së Kosovës, shkruan IndeksOnline.

Pas ndeshjes u deklarua trajneri nga Shqipëria, Bledi Shkëmbi. Ai tha se ekipi i tij bëri një paraqitje të mirë, por s’ishte i kënaqur me pjesën e dytë të takimit për shkak se skuadra e tij u ndal së shënuari.

“Ne vinim pas një humbjeje ndaj Llapit, kishim pak presion për ta rikthyer vetëbesimin. Patëm një lojë të mirë, patëm raste të mira për të shënuar. Nuk më pëlqeu pjesa e dytë. Pas 2 me 0 duhej të vazhdonim të shënonim ende. Duhet vetëm të përmirësohemi, për sot duhet përmirësuar vetëm ana psikologjike. Duhet vazhduar të luajmë në të njëjtin mënyrë”, ka thënë Shkëmbi.

/IndeksOnline/