11:41 / E Hënë, 30 Shtator 2019 / indeksADMonline

“Shkëmbi” organizon ecje në Malet e Sharrit, arsyeja është e veçantë

Shoqata bjeshkatare alpiniste ” Shkëmbi” dje për nder të Ditës Botërore të Zemrës organizoi një ecje në Malet e Sharrit (Maja e Gj. Korfit-it 2555m/lmd), ditë të cilën ia dedikon po kësaj dite!

Ky është mesazhi që përcillet:

Dita Botërore e Zemrës është pjesë e një fushate ndërkombëtare për të përhapur vetëdijen në lidhje me sëmundjet e zemrës dhe parandalimin e goditjeve që mund të ndodhin në jetën e një njeriu.

Kjo është dita e përsosur për të lënë duhanin, për të kryer ushtrime fizike dhe për të filluar ushqimin e shëndetshëm – gjithçka në emër të mbajtjes së rutinës suaj dhe në emër të ruajtjes së shëndetit fizik dhe mendor të njerëzve në të gjithë botën.

Federata Botërore e Zemrës ka zbuluar që sëmundjet e zemrës dhe infarktet janë shkaku kryesor i vdekjeve në botë, duke vrarë mbi 17 milionë njerëz çdo vit dhe se deri në vitin 2030 kjo shifër do tejkalojë mbi 30milion njerëz, dhe kjo është më shumë sesa viktimat e kancerit, HIV-it, SIDA-s dhe malaries.

Udhëheqësit e shoqatës ndihen të lumtur që dita ditës qytetarët po e vlerësojnë lartë ecjen në natyrë, disa duke e lënë duhanin, pasiqe presioni i lartë i gjakut, duhanpirja, alkooli, obeziteti,rritja e kolesterolit, mungesa e stërvitjes, dietat jo të shëndetshme rrisin sëmundjet e Zemrës.
U caktua Dita e Zemrës për të përcjellë mesazhin se problemet e zemrës mund të parandalohen.

Qëllimi është të përmirësoni shëndetin, duke inkurajuar njerëzit të bëjnë ndryshime në stilin e jetës së tyre dhe se natyra është idealja për nje shëndet mendor dhe fizik të njeriut!