10:40 / E Mërkurë, 04 Shtator 2019 / indeksADMonline

Shkëmbimi Sanchez – Mkhitaryan u kushtoi Man Utd-së dhe Arsenalit një mal me para

Në janar të 2008-s, fansat e të dyja ekipeve, Manchester United-i dhe Arsenal ishin shumë optimist 137 për njërin prej shkëmbimeve më të mëdha në histori të futbollit.

Alexis Sanchezi udhëtoi për Old Trafford, teksa armeniani, Henrikh Mkhitaryani aderoi në Londër.

Sanchezi, njëri prej lojtarëve më të mirë të Premierligës së asaj kohe, ishte i emocionuar të largohej nga Topçinjtë dhe ta merrte titullin nën drejtimin e Jose Mourinhos, shkruan Indeksonline.

Por, të gjithë ishim gabim. Pas 19 muajsh, ky shkëmbim konsiderohet më i keqi në histori të futbollit anglez.

Sanchezi i është bashkuar Interit në formë huazimi, ndërsa Mkhitaryani u transferua në Romë.

Sipas “Daily Mail”-it, dy lojtarët u kanë kushtuar Arsenalit dhe United-it afro 50 milionë funte vetëm në paga.

Paga e kilianit ka qenë 300 mijë funte në javë dhe u ka kushtuar djajve të kuq 24.9 milionë funte plus bonuset qe është dashur t’i paguanin.

Kiliani gjithashtu do t’i kushtojë klubit anglez 6.5 milionë funte gjatë sezonit 2019-20 në Inter.

Mkhitaryani kishte pagë javore prej 180 mijë funtesh që i bie rreth 15.1 milionë funte, por të paktën “Gunners”-at nuk do të shpenzojnë më për të./Indeksonline/