12:36 / E Premte, 25 Tetor 2019 / indeksADMonline

Shkenca: Nëse i pini 2 kafe në ditë, mund të jetoni më gjatë

Një studim i ri tregon: nëse i pini 2 kafe në ditë, mund ta zgjasni jetën tuaj me dy vjet. Siç e dimë, një kafe e mirë mund t’ia rregullojë mëngjesin edhe personit më dembel. Ne e duam kafenë dhe me siguri edhe shumica prej jush nuk e nisin dot ditën pa një kafe. Nëse dëshironi të lexoni më shumë rreth këtij studimi interesant, ju ftojmë të mësoni disa fakte për përfitimet e shumta që sjell kafeja.

Zvogëlon rrezikun e sëmundjeve të zemrës

Një studim i kryer në Brazil zbuloi se njerëzit që pinin 2 ose më shumë kafe në ditë kishin më pak arterie të ngurta sesa njerëzit që nuk pinin. Kjo lejoi një rrjedhje më të lirë të gjakut, duke çuar në një rrezik të zvogëluar të sëmundjeve të zemrës. Rezultate të ngjashme u gjetën edhe në një studim tjetër të kryer nga studiues koreanë.

Ul rrezikun e sëmundjes së Alzheimerit

Disa studime kanë treguar që pirja e kafesë ju mbron nga sëmundja e Alzheimerit. Dhe kafeina mendohet të jetë agjenti i mirë këtu. Sipas shkencëtarëve, ajo parandalon krijimin e beta-amiloidit, i cili zakonisht konsiderohet të jetë shkaku kryesor i Alzheimerit. Është vërejtur gjithashtu se pirja e 3 kafeve në ditë mund të ngadalësojë shfaqjen e çmendurisë.