12:22 / E Hënë, 09 Shtator 2019

Shkenca zbulon se si mund ta shpejtoni metabolizmin

Të gjithë ata që duan të kontrollojnë peshën e tyre duhet së pari të mendojnë për metabolizmin.

Metabolizmi është motori i trupit tonë: rregullon gjithçka – nga frymëmarrja, mushkëritë, zemra deri te të gjitha organet.

Ai djeg kaloritë e konsumuara përmes ushqimit dhe pijeve dhe është fajtori kryesor për mbipeshën. Metabolizmi dhe djegia e kalorive ndryshojnë nga personi në person, me një mesatare prej 60% deri 75% të kalorive të djegura çdo ditë.

Njohja e metabolizmit tuaj personal mund të ndihmojë çdo person të kuptojë se sa ai ose ajo mund të hajë pa majmëri.

Sipas studimit, njerëzit që kanë një metabolizëm të shpejtë natyror mund të hanë më shumë pa shtim në peshë sesa njerëzit, metabolizmi i të cilëve është i ngadalësuar. Shumë nuk e dinë se gjumi i shkurtuar çon në shtim të peshës.

Njerëzit me gjumë më pak se 6 orë janë të prirë për të rritur oreksin, veçanërisht për ëmbëlsirat.

Pushimi i pamjaftueshëm te persona të tillë ngadalëson metabolizmin dhe shton peshën.

Studiuesit kontrolluan metabolizmin e 36 individëve të ndarë në dy grupe. Grupi i parë – 18 persona – flinin brenda 5- ditësh vetëm 4 orë gjatë natës, ndërsa grupi i dytë flinte nga 8 deri në 10 orë gjatë natës, transmeton KosovaPress.

Rezultatet treguan se metabolizmi është më i ngadaltë te njerëzit me më pak gjumë nga 50 deri në 60 kalori në ditë. Këta individë, gjithashtu konsumonin më shumë kalori në ditë (mesatarisht 500), kështu që diferenca midis grupeve ishte mesatarisht 550 kalori në ditë më shumë në grupin e gjumit të ulët.

Studimi gjithashtu deklaron se si ushqimi ndikon në metabolizmin. Futja e kalorive në vetvete, pavarësisht nga dieta që vjen, është gjithmonë e njëjtë.

Megjithatë, më pak dihet se marrja më e lartë e proteinave përshpejton metabolizmin në raport me yndyrat dhe karbohidratet. Kjo është arsyeja pse këshillohet sot kujtdo që dëshiron të humbasë peshë të mos zvogëlojë marrjen e proteinave pasi kjo shpejton metabolizmin.

Metabolizmi ngadalësohet nga çdo dietë pasi kursen kalori dhe qëndron i ngadalshëm derisa të rikthehet pesha e vjetër.

Të dhënat nga studimi tregojnë se njerëzit hanë mesatarisht 600 kalori më pak gjatë një diete dhe shpesh shtojnë më shumë se 600 kalori në ditë pas një diete.

Studiuesit prisnin një ngadalësim të metabolizmit gjatë dietave, por shkencëtarët u befasuan nga rezultatet drastike. Trembëdhjetë nga katërmbëdhjetë pjesëmarrësit e studimit rimarrin peshë pas dietës.

Metabolizmi, dhe hormonet, më e rëndësishmja hormoni leptin, mendohet se janë përgjegjës për një gjendje të tillë, duke ndikuar në urinë.

Shkencëtarët aktualisht janë duke punuar për të hetuar injeksionin e hormonit leptin që njerëzit do të merrnin pas një diete, në mënyrë që të mos rikthejnë peshën e vjetër.

Ekziston, gjithashtu një perceptim në rritje se humbja e peshës duhet të ndryshohet. Në vend të dietës dhe stërvitjes së ashpër, duhet të përqendroheni në vetëm pak ushqim dhe rezultatet mund të arrihen.