18:12 / E Martë, 17 Shtator 2019

Shkencëtarët gjejnë mënyrën për të shkatërruar viruset që shkaktojnë ftohjen

Shkencëtarët besojnë se kanë gjetur një mënyrë për të shkatërruar virusin e zakonshëm të ftohjes dhe viruset e lidhura që mund të shkaktojnë paralizë.

Në vend që të sulmonin direkt këto viruse, ato sulmuan proteinën themelore brenda vetë virusit me anë të së cilës ata riprodhojnë veten.

Një eksperiment i kryer te minjtë dhe qelizat e mushkërive njerëzore lejoi mbrojtje të plotë kundër këtyre viruseve. Megjithatë, shkencëtarët amerikanë besojnë se çështja nuk është ende gati për testimin njerëzor, transmeton KosovaPress.

Luftimi i ftohjes është në të vërtetë një problem i madh në mjekësi. Shumica e ftohjeve shkaktohen nga rinoviruset, kështu që ekzistojnë rreth 160 lloje të ndryshme të tyre dhe ato krijojnë mutacione aq lehtë sa që bëhen shpejt rezistuese ndaj ilaçeve ose përshtaten dhe mësojnë të fshihen në sistemin imunitar të njeriut.

Një virus individual nuk ka gjithçka që duhet për të riprodhuar. Ai duhet të infektojë një qelizë tjetër dhe të vjedhë prej saj përbërësit e mbetur të nevojshëm për të përsëritur dhe përhapur më tej nëpër trup. Ky është gjithashtu fakti që shkencëtarët ende debatojnë sot nëse viruset janë vërtet të gjalla.

Një ekip shkencëtarësh nga dy universitete amerikane, Stanford dhe California nga San Francisko, kanë arritur të gjejnë një nga komponentët që viruset duhet të riprodhohen në trup, transmeton KosovaPress.

Duke përdorur metoda të modifikimit të gjenit në ADN-në e njeriut, ata shuanin komandat në ADN-në e njeriut në një kohë derisa ata hasën një komandë që tregoi një rezultat me viruset e përmendura.

Konkretisht, kur ata shuan komandën e metiltransferazës së proteinës SETD3, enteroviruset (përfshirë rinovirusët) pushuan së riprodhuari në qeliza të tilla. Në hapin tjetër, shkencëtarët modifikuan gjenetikisht minjtë që u infektuan me ato viruse dhe në trupin e tyre nuk mund të riprodhonin më viruse.

“Mungesa e këtij gjeni mbronte plotësisht minjtë nga infeksioni viral. Pa atë mutacion, ata gjithmonë vdiqën nga infeksioni, por tani ata kanë mbijetuar dhe ne kemi parë një ulje të madhe në riprodhimin e virusit dhe një mbrojtje shumë të lartë”, tha profesori Jan Karet nga Universiteti Stanford .

Ai beson se është bërë një hap i parë i duhur në gjetjen e kurës së duhur për infeksionet virale të këtij lloji dhe beson se ilaçi do të zhvillohet shumë shpejtë.