09:36 / E Hënë, 24 Shtator 2018 / indeksADMonline

Shkencëtarët në zbulim të testit të gjakut, që i tregon policëve nëse jeni i lodhur për vozitje

Një test i ri i gjakut së shpejti do të mund të ndihmojë policinë të identifikojë shoferët të cilët janë shumë të lodhur për të vozitur.

Gjithashtu ajo mundtë ndihmojë punëdhënësit të vlerësojnë personelin për përshtatshmërinë e detyrave apo përgjegjësive, thonë hulumtuesit që po e zhvillojnë këtë gjë.

Shkencëtarët në Qendrën e Kërkimit të Gjumit në Universitetin e Surrey regjistruan 36 të rritur të shëndetshme për të studiuar se si mund të zbulohen njerëzit të privuar nga gjumi përmes gjakut të tyre.

Disa prej tyre iu kërkua të qëndrojnë zgjuar 40 orë. U morën mostra të gjakut dhe u matën ndryshimet në gjenet e tyre.

Një program kompjuterik identifikoi 68 gjene që mund të tregonin nëse një mostër erdhi nga një person i privuar nga gjumi./Indeksonline/