22:07 / E Mërkurë, 27 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Shkencëtarët paralajmëron epokën “Mini akull” në botë, fillon në vitin 2021

Për rreth një dekade bota mund të zhyte në “mini epokën e akullt”, kanë paralajmëruar shkencëtarët.

Sipas tyre, temperaturat do të fillojnë të bien në vitin 2021, sipas një modeli matematikor të energjisë magnetike të Sunit.

Kjo do të thotë se do të çojë në një fenomen të njohur si “Maunder minimum”- i cili më parë njihej si një epokë mini akulli kur goditi në mes të viteve 1646 dhe 1715, duke bërë kështu që lumi Thames i Londrës të ngrijë, transmeton Indeksonline.

Sipas studimit kjo ngjarje do të ndodh midis viteve 2020 dhe 2030, pasi do të ketë problem me ciklet diellore.

Këto studimet mbështeten në efektet e dinamo-s në dy shtresa të Diellit, një afër sipërfaqes dhe një thellë brenda zonës së tij të konvekcionit.

Parashikimet sugjerojnë se aktivitetet diellore do të bien për 60 për qind gjatë viteve 2030./Indeksonline/