21:53 / E Diele, 05 Maj 2019 / indeksADMonline

Shkencëtarët thonë se Leonardo da Vinci kishte dëmtime nervore në dorë

Leonardo da Vinci mund të ketë përjetuar dëmtime nervore të cilat kanë penguar aftësinë e tij për të pikturuar në jetën e mëvonshme, sugjerojnë mjekët italianë.

Ata diagnostikuan paralizën ulnare duke analizuar punën e dorës së tij të djathtë në dy vepra arti.

Ishte sugjeruar që dëmtimi i dorës së Leonardo-s ishte shkaktuar nga një goditje.

Por në Gazetën e Shoqërisë Mbretërore të Mjekësisë, mjekët sugjerojnë se ishte dëmtim i nervave që do të thoshte se ai nuk mund të mbante më paleta dhe furçë.

Leonardo da Vinci, që jetoi nga viti 1452-1519, ishte një artist dhe inovator, talentet e të cilit përfshinë arkitekturën, anatominë, inxhinierinë, skulpturën dhe pikturë.

Por historianët e artit kanë debatuar për dorën që ai përdorte për të pikturuar.

Analiza e vizatimit të tij tregon hijen e pjerrët nga e majta e sipërme në të djathtën e poshtme, duke sugjeruar se ishte majtak.

Por, të gjitha dokumentet historike biografike sugjerojnë se Leonardo përdori dorën e tij të djathtë kur krijoi vepra të tjera. /Indeksonline/