09:13 / E Mërkurë, 24 Prill 2019 / indeksADMonline

Shkencëtarët thonë se nuk ka prova që telefonat shkaktojnë kancer të trurit

Frika se telefonat mund të marrin rrezatim dhe të shkaktojnë kancerin është shqetësim për shumë njerëz.

Por, shkencëtarët thonë se nuk ka dëshmi që këto pajisje shkaktojnë dëm.

Rrezatimi elektromagnetik i emetuar nga telefonat është “fuqi e ulët” dhe “nuk dëmton qelizat” tha ekipi në emisionin shëndeti të BBC-së.

Dhe cdo studim që sugjeron të kundërtën, sipas këtij grupi ekspertësh, është kryer në minj me nivele shumë të larta të rrezatimit të cilat njeriut kurrë nuk do duhej t’i ekspozohej.

Profesor Malcolm Sperrin, drejtor i fizikës mjekësore në spitalet e Universitetit të Oksfordit, shpjegoi studime që sugjerojnë një lidhje midis celularëve dhe kancerit që shpesh kryhen në minj që janë të ekspozuar ndaj niveleve jashtëzakonisht të larta të rrezatimit. 

“Është shumë e vështirë të interpretosh me besueshmëri këtë gjë me atë që do të gjesh tek një njeri “, tha ai, shkruan ‘Daily Mail’, transmeton Indeksonline.

Kur u pyetën se pse normat e kancerit të trurit janë rritur së bashku me përdorimin e telefonit celular, Profesor Sperrin shpjegoi se mjekësia ka përparuar gjatë viteve, duke rezultuar në më shumë tumore.

“Kjo e bën atë të duket sikur kemi parë më shumë kancer të trurit”, tha ai./Indeksonline/