22:24 / E Mërkurë, 26 Shtator 2018 / indeksADMonline

Shkencëtarët tregojnë mënyrën e duhur të vrapimit, që të mos pësoni lëndime  

Nëse nuk e dini një stil të duhur të vrapimit që do të pamundësonte lëndimet në trupin tuaj, nuk jeni të vetmit.

Por tani shkencëtarët janë përgjigjur në thirrjet e dëshpëruara të miliona personave, duke u treguar atyre saktësisht se si duhet të vraponi.

Për të treguar më mirë mënyrën e vrapimit shkencëtarët kanë përdorur fotografi të dy anëve të trupit të cilat tregojnë mënyrën e duhur të vrapimit.

Në të dy fotografitë, në njërën anë është vrapuesi me mënyrën e duhur teknike- dhe ana tjetër është me vrapuesin i cili rrezikon të pësojë lëndime për shkak të stilit të tij të vrapimit.

Mënyra më e lidhur me dëmtimin është kur njëri legen i kofshës është më e lartë se tjetra në çdo hap.

Shkencëtarët kanë gjetur se për një shkallë të rënies së njërit legen, ka pasur 80 për qind mundësi më të madhe për një lëndim.

Shikoni fotografitë e më poshtme dhe mësoni cila është mënyra më e mirë e qëndrimit.

Vrapuesi numër B ka një model të shëndetshëm të vrapimit sepse ai nuk është i përkulur përpara kur vrapon. Kofshët e tij gjithashtu janë në nivel të njëjtë.

Në krahasim, vrapuesin A e bën kjo mënyrë për lëndime.

Vrapuesi B ka teknikën korrekte për vrapim , duke iu referuar grupit të shkencëtarëve të Universitetit Salford.

Siç shihet në foto, gruaja ka qëndrimin e duhur dhe ijët në të njëjtin nivel- përkundër vrapueses A, e cila legenin e kofshëve ndryshe në çdo hap./Indeksonline/