19:35 / E Martë, 28 Janar 2020 / indeksADMonline

Shkencëtari nga Hong Kongu: Kemi prodhuar vaksinën por duhet kohë të testohet te kafshët

Vaksina e pneumonisë prej koronavirusit tashmë është prodhuar, por do të marrë kohë për ta provuar atë.

Kjo është thënë nga Yuen Kwok-yung, profesor në krye të Departamentit të Sëmundjeve Infektive të Universitetit të Hong Kong-ut, i cituar nga ‘Morning Post’ në Kinën Jugore.

Yuen Kwok-yung  tha se ekipi që ai drejton tashmë e ka prodhuar vaksinën por do të duhet shumë kohë për ta provuar atë te kafshët”.

Shkencëtari nga Hong Kongu nuk  përcaktoi caktuar një kohë të saktë se kur vaksina do të tregëtohet, por ai tha se do duhen muaj  për testet te kafshët dhe “të paktën një vit tjetër” për testet klinike te njerëzit, para se të tregtohet.