21:50 / E Enjte, 24 Shtator 2020 / indeksADMonline

Shkëndija nuk ia del ndaj Tottenhamit në Evropa Ligë, eliminohet!

Tashmë ka përfunduar takimi ndërmjet Shkëndijës dhe Tottenhamit, duel ky në kuadër të rundit të tretë në  Evropa Ligë.

Tottenhemi e nisi fuqishëm takimin, ku  përmes Lamelas kalua në epërsi qysh në minutën e 5’të të duelit, gol ky që vendosi edhe epilogun e pjesë së parë, shkruan IndeksOnline


E me t’u kthyer në pjesën e dytë, Shkëndija barazoi rezultatin në 1:1 përmes Nafiut, por djalmoshat e Mourinhos nuk u ndalën me kaq, ata shënuan edhe dy herë përmes Son në minutën e 70’të dhe Kane në atë të 79’të.


Pra, rezultati final i takimit u vendos në 1:3.

Kështu, Shkëndija eliminohet nga ky kompeticion, e Tottenhami vazhdon rrugëtimin tutje.