13:35 / E Martë, 04 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Shkëndija, prezanton një nga blerjet më të mëdha në histori të klubit

Shkëndija e Tetovës ka bërë një nga transferet më bombastike të këtij afati kalimtar.

Sot, skuadra shqiptare nga Tetova ka prezantuar futbollistin francez, Aboubaker Es Sahhal, shkruan gazeta “Olle”.

Bëhet fjalë për anëtarin e skuadrës Guingamp, reprezentues i Francës në kategoritë e reja dhe futbollist, i cili vetëm pak kohë më parë lidhej me transferim në ekipe të mëdha në Angli, Portugali e Itali, si Wolverhampton Wanderers, Stoke City, Atalanta, Benfica.

Kështu, Shkëndija fiton një “betejë” për shërbimet e futbollistit në fjalë pasi për të ishin të interesuar shumë skuadra nga Evropa.

Es Sahhali, gjithashtu është reprezentues i Francës në grupmoshat e reja të këtij shteti.