21:07 / E Martë, 31 Korrik 2018 / indeksADMonline

Shkëndija shkruan historinë, kualifikohet në rundin e tretë të Ligës së Kampionëve

Shkëndija ka shkruar historinë. Skuadra shqiptare nga Tetova është kualifikuar për herë të parë në rundin e tretë të Champions League falë fitores 1-0 në ndeshjen e parë në Shkup, pasi sfida e kthimit u mbyll pa gola, 0-0.

Shkëndija e Tetovës luajti të martën për historinë, por edhe për milionat që jep UEFA.

Turi i tretë ka rezervuar një short aspak të lehtë për skuadrën tetovare, pasi do të përballet me gjigantët austriakë të Salzburgut, të cilët sezonin e kaluar mbërritën deri në gjysmëfinalet e Europa Leagues.

Gjithsesi, edhe në rast eliminimi, Shkëndija e ka të sigurt pjesëmarrjen në Play Off-in e Europa Leagues, arritje që e garanton për herë të tretë radhazi.

Nesër do të jetë radha e Kukësit, që të tentojë kualifikimin për në turin e tretë eliminator, teksa do të përballet në Azerbajxhan me Qarabagun vendas. /IndeksOnline/

Temat: