13:48 / E Shtunë, 01 Shtator 2018 / indeksADMonline

Futbollisti shqiptar golashënuesi i dytë më i mirë në Ligën e Kampionëve

Shkëndija nuk arriti të kualifikohet në fazën e grupeve as të Ligës së Kampionëve dhe as në atë të Europa Ligës.

Skuadra shqiptare nga Maqedonia u eliminua në fazën e tretë të kualifikimeve të Championsit dhe në Play-Off të Europa Leagues.

Por “Ballistët” do të krenohen me futbollistin e tyre, Besart Ibraimi.

31 vjeçari është golashënuesi i dytë më i mirë i fazës së kualifikimeve të Ligës së Kampionëve.

Ai ka shënuar pesë gola në gjashtë paraqitje në këtë garë.

I vetmi me më shumë gola është El Fardou Ben Mohamed me një gol më shumë por edhe me dy ndeshje më shumë të zhvilluara. /IndeksOnline/