15:59 / E Premte, 10 Korrik 2020

SHKK: Ndalohen të gjitha vizitat familjare dhe avokatëve për të gjithë të burgosurit

Shërbimi Korrektues i Kosovës duke kërkuar mirëkuptim nga të gjithë, njofton opinionin publik, familjarët e të burgosurve dhe të burgosurit, me qenë se është përkeqësuar situata epidemiologjike  me Koronavirusit (COVID – 19) në tërë territorin e Republikës së Kosovës, ka marr vendim që përkohësisht të ndalohen të gjitha vizitat familjare / avokatëve, etj,  për të gjithë të burgosurit duke filluar nga data 11.07.2020.

Gjatë kësaj periudhe kohore SHKK do të ndërmarr këto masa:

Të burgosurve do t`iu mundësohen telefonata me të shpeshta me familjarë dhe komunikim virtual përmes Skype, i cili tashme është i instaluar nëpër disa qendra korrektuese dhe të paraburgimit.

Shërbimi Korrektues i Kosovës do të vazhdojë bashkërendimin institucional me institucionet relevante të Republikës së Kosovës dhe do të mbajë të informuar opinionin e gjerë rreth hapave në vazhdim.

Po shpresojmë që ky vendim të jetë sa me afatshkurtër.

Mos i humb