16:56 / E Hënë, 18 Mars 2019 / indeksADMonline

Shkodër, 45-vjeçari kapet me armë dhe drogë

Një 45-vjeçar është arrestuar nga policia e Shkodrës, pasi u kap me një sasi droge, armë dhe kapsolla për lëndë plasëse.

Policia thotë se në kuadër të operacionit të koduar “Kir” u arrestua në flagrancë shtetasi K.Gj., 45 vjeç, nga fshatin Kir.

“Arrestimi u bë mbi bazën e informacioneve operative, se ky shtetas në bashkëpunim me persona të tjerë ushtronin veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve dhe armëmbajtjes pa leje”, sqaron policia.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij në Kir, u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale:

  • 4.5 kg kanabis;
  • 2 armë zjarri automatike;
  • 19 kapsolla për lende plasëse;
  • 10 metër fitil zjarr përcjellës;
  • 10 krehra;
  • 77 fishekë;
  • 2 radio marrëse e dhënëse.

Vijon puna për kapjen e personave të tjerë të implikuar në këtë aktivitet kriminal. Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër./Indeksonline/