13:20 / E Premte, 03 Shkurt 2023 / B O

Shkodër, shembet mbikalimi i këmbësorëve

Rreth orës 12:00 është shembur pjesërisht mbikalimi i këmbësorëve, në vendin e quajtur “Ura e Bahçallëkut”.  

Në momentin e shembjes, nuk ka pasur në lëvizje automjete dhe as këmbësorë. 

Në vendngjarje janë shërbimet e Policisë, shërbimet e zjarrfikëses dhe të Entit Pronar të Rrugës, të cilët po punojnë për hapjen e rrugës.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e shkakut të shembjes së mbikalimit.