Shkodra e Gashi flasin për bashkëpunim
Zëvendësministrja e Zhvillimit Rajonal, Magbule Shkodra zhvilloi sot takim në Komunën e Obiliqit, me ç’rast u prit nga kryetari i kësaj Komune Xhafer Gashi.
Në këtë takim kryetari Gashi shprehi gatishmërinë e bashkëpunimit të Komunës me Ministrinë e Zhvillimit Rajonal.
Njëkohësisht ai e njoftoi zv/ministren Shkodra se është i gatshëm të ofroj projekte mjaft të nevojshme për tu investuar në Komunën e Obiliqit, në të mirë të qytetarëve./Indeksonline/