11:04 / E Premte, 16 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Shkodra: Kemi ndërmarr të gjitha masat për një ambient të sigurt për fëmijët

Grupi ndërministror për të drejtat e njeriut në Kosovë sot mbajti takimin e radhës. Zëvendës ministri i Punëve të Brendshme, Abduselami Shkodra në fjalimin e tij tha se në bashkëpunim me Policinë e Kosovës kanë ndërmarrë veprime të shumta për të parandaluar kështu shkeljen e të drejtave të njeriut.

Sipas tij, Qeveria e Kosovës, gjegjësisht ministria Punëve të Brendshme, si një ndër akterët bartës në mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të fëmijëve, ka ndërmarr të gjitha masat e parapara me legjislacion për të siguruar një ambient të sigurt i cili promovon dhe zhvillon të drejtat e fëmijëve.

Më poshtë fjalimi i Shkodrës pa ndërhyrje:

Qeveria e Republikës së Kosovës, gjegjësisht ministria punëve të brendshme, si një ndër akterët bartës në mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të fëmijëve, ka ndërmarr të gjitha masat e parapara me legjislacion për të siguruar një ambient të sigurt i cili promovon dhe zhvillon të drejtat e fëmijëve. Në këtë drejtim, në bashkëpunim me policinë e Kosovës, si akter zbatues i politikave, ka ndërmarr një sërë hapash në ngritjen e vetëdijes dhe parandalimit të veprimeve të cilat cenojnë të drejtat e e njeriut, dhe me thkes te veqant të drejtat e femijëve, kem ndermarr veprime për parandalimin e   dhunës në shkolla, dhuna në familje, etj, viktima të së cilave shpesh kanë qenë edhe fëmijët. Është e rëndësishme të përmendet, që roli i organeve të rendit në këtë aspekt është në të shumtën e rasteve pro aktivë, gjë që ka ndikuar në rritjen e efikasitet të politikës për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve.

Një dimension tjetër i rëndësishëm që prek direkt të drejtat e fëmijëve është rasti i të drejtave të fëmijëve të riatdhesuar, ku MPB në bashkëpunim me akterët tjerë dhe organizatat partnere ka krijuar politikën dhe mekanizmat e saj për të siguruar mbrojtjen e të drejtave të kësaj kategorie shoqërore. Kjo politikë është e orientuar në bazë të parimeve të konventës së OKB-së për të drejtat e fëmijëve, në bazë të së cilës ka definuar objektivat e saj në strategjinë shtetërore për riintegrimin e qëndrueshëm të personave të riatdhesuar 2018 – 2022  si dhe në rregulloren për riintegrimin e personave të riatdhesuar, ndërsa procedurat standarde të trajtimit të fëmijëve të pashoqëruar janë të rregulluara me udhëzuesin për ripranimin dhe riintegrimin e fëmijëve të pashoqëruar, i hartuar dhe aprovuar nga MPB në vitin 2016.

Për të siguruar përmbushjen e objektivave strategjike, MPB në bashkëpunim me ministritë përkatëse dhe organizatat ndërkombëtare prezente në Kosovë, si GIZ, UNICEF, Save the Children, etj. ka siguruar buxhet të mjaftushëm për të implementuar politikën për mbështetjen dhe sigurimin e të drejtave të fëmijëve të riatdhesuar në Kosovë. Në bashkëpunim me nivelin lokal, janë ngritur koordinatorët rajonal te cilët monitorojën për së afërmi implemtimin e këtyre politikave përmes drejtorive përkatëse nëpër komuna. Gjatë përiudhës 2016 deri shtator 2018 janë përfshirë 3849 fëmijë në skema të ndryshme të përfitimit të riatdhesuarve, ndërsa janë integruar në shkolla 2526 fëmijë.

Në përgjithësi mund të thuhet së ministria e punëve të brendshme në bashkëpunim me akterët relevant ka arritur të jap përgjigjen e duhur sfidës së mbrojtjes së të drejtave të femijëve në përgjithësi, duke pasur një rol proaktiv dhe duke ndërmarr masat e nevojshme në përputhje me sfidat që dalin në këtë drejtim.