16:32 / E Martë, 16 Tetor 2018 / indeksADMonline

Shkodra kërkon angazhim në luftimin e krimeve kibernetike

Zëvendësministri i Punëve të Brendshme,  Selam Shkodra ka marr pjesë sot në takimin e Këshillit Shtetëror për Siguri Kibernetike.

Në një postim në Facebook, Shkodra ka shkruar se ka kërkuar angazhim në realizimin e aktiviteteve të planifikuara për këtë vit, transmeton Indeksonline.

Më poshtë postimi i Shkodrës:

Sot mbajtëm takimin e Këshillit Shtetëror për Siguri Kibernetike.

Në kuadër të muajit botëror për ngritje të vetëdijes në fushën e sigurisë kibernetike, në Ministrinë e Punëve të Brendshme sot mbajtëm takimin e Këshillit Shtetëror për Siguri Kibernetike, ku u diskutuam sfidat dhe problemet në këtë fushë për Republikën e Kosovës.

Në cilësinë e koordinatorit kombëtar të Strategjisë Shtetërore për Siguri Kibernetike, vlerësuam punën që kanë bërë institucionet në implementimin e planit të veprimit të strategjisë 2016-2019, kërkova njëkohësisht angazhim në realizimin e aktiviteteve të planifikuara për këtë vit.

Njoftova të pranishmit më disa nga aktivitetet e ndërmarra nga MPB në kuadër të muajit për ngritje të vetëdijes në fushën e sigurisë kibernetike, duke i njoftuar edhe më takimet e zhvilluara më organizatat ndërkombëtare të interesuara për të ndihmuar në këtë fushë.

Gjatë takimit të gjitha institucionet përfshirëse në Këshill, raportuan për realizimin e aktiviteteve të planifikuara në kuadër të planit të veprimit për implementim të strategjisë. /Indeksonline/