13:00 / E Diele, 03 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Shkodra përfshihet nga reshje dëbore, 300 familje të izoluara

Pjesa më e madhe e qarkut të Shkodrës është përfshirë nga reshje dëbore dhe për pasojë janë bllokuar disa akse malore.

Rreth 300 familje janë izoluar totalisht në Dukagjin nga Mali Shoshit deri në Qafë Thore nga reshjet e borës.

Ata bëjnë thirrje për ndihmë sepse ndodhen në kushte të vështira duke qenë se nuk ka as mjek. Situata është alarmante dhe kërkohet ndërhyrja urgjente e institucioneve.

Të dy rrugët që lidhin Shkodrën me Dukagjinin janë bllokuar. Në aksin Qafë Thore- Theth ka rreth 60 centimetra borë dhe nuk mund të kalohet as me mjete me zinxhir dhe as në këmbë.

Po ashtu në aksin Breg Lumi- Mali i Shoshit ka rreth 40 centimetra borë dhe është bllokuar.

Nuk ka energji elektrike në fshatrat e Njësive Shosh, Shalë, Theth dhe Pult, sepse ka këputje të linjave nga era. Energjia elektrike mungon edhe në fshatin Shllak.

Bashkia Pukë –Fushë Arrës

Akset rrugore Pukë- Fushë-Arrëz, nuk ka problem. Qafe-Mali – Qafa Shllak ka 10-15 cm borë e kalueshme me zinxhirë, po punohet me borë pastruese.

Segmenti Dardhe-Miliska e deri ne Fierzë tek qendra e NJA, akset rrugore deri tani nuk kane asnjë problem.