16:07 / E Mërkurë, 04 Prill 2018 / indeksADMonline

Shkodran e quan lehtësues për qytetarët këtë vendim mes dy qeverive

Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Abduselam Shkodra ka thënë se miratimi i marrëveshjes mes Qeverisë së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë për njohjen reciproke të patentë shoferëve, është lehtësim për qytetarët e dy vendeve.

Me një status në Facebook, Shkodra e ka quajtur lehtësusese për qytetarët e dy vendeve që kanë leje qëndrimi këtë vendim.

“Qeveria e Republikës së Kosovës,në mbledhjen e sotme miratoi marrëveshjen në mes Qeverisë së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë për njohjen reciproke të patentë shoferëve.
Kjo marrëveshje është lehtësim për qytetarët e të dyja vendeve që kanë leje qendrimi” shkruan Shkodra./Indeksonline/

Temat: