14:36 / E Hënë, 19 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Shkodra: Nga votimi i nesërm për Kosovën në Interpol, presim konkretizimin e mbështetjes ndërkombëtare

Në kuadër të përpjekjeve të institucioneve të Kosovës për anëtarësim në Interpol, zv/ministri i Punëve të Brendshme, Selam Shkodra ka zhvilluar disa vizita në vendet e Lindjes së Mesme dhe Gjirit Persik.

Sipas Shkodra këto vizita patën për qëllim rritjen e bashkëpunimit në fushën e sigurisë dhe sigurimin e mbështetjes së këtyre vendeve për institucionet e sigurisë së brendshme, si dhe sigurimin në procesin e anëtarësimit të institucioneve të sigurisë së Kosovës në mekanizmat ndërkombëtarë, transmeton Indeksonline.

Shkodra tutje ka theksuar se me anëtarësimin e Kosovës në Interpol, rriten mundësitë e strukturës ndërkombëtare të sigurisë, në luftën kundër krimit transnacional.

Postimi i plotë:

Në kuadër të përpjekjes së institucione të Republikës së Kosovës për anëtarësim në Interpol, në javët që lamë pas, kam zhvilluar një sërë vizitash në vendet e Lindjes së Mesme dhe Gjirit Persik, me qëllim të rritjes së bashkëpunimit në fushën e sigurisë, sigurimit të mbështetjes së këtyre vendeve për institucionet e sigurisë së brendshme, si dhe në procesin e anëtarësimit të institucioneve të sigurisë së Kosovës në mekanizmat e sigurisë ndërkombëtare, veçanërisht në Interpol. Me anëtarësimin e Kosovës në këtë mekanizëm rriten e mundësitë e strukturës ndërkombëtare të sigurisë, në luftën kundër krimit transnacional. Nesër, nga procesi i votimit në asamblenë e përgjithshme, presim konkretizimin e mbështetjes ndërkombëtare, me anëtarësim në Interpol, gjë që do të rrisë konsolidimin e shtetësisë dhe subjektivitetit të Kosovës në rrafshin ndërkombëtar.