19:18 / E Martë, 26 Janar 2021 / A. A

Shkoi Lampardi, vjen Tucheli

Vetëm 24 orë pasi shkarkoi Frank Lampardin, Chelsea ka zyrtarizuar trajnerin e ri.

Është ky gjermani Thomas Tuchel që zbarkon në Stamford Bridge.

Ish trajneri i Borussia Dortmundit e PSG-së ka nënshkruar kontratë 2 vite e gjysmë me ‘blutë’.

Tuchel do të jetë nesër prezent kundër Wolverhamptonit por në tribunë, ndërsa do të debutojë të dielën ndaj Burnleyt.

/Indeksonline/