08:17 / E Diele, 31 Maj 2020 / indeksADMonline

Shkoi në Spanjë për praktikë dhe përfundon në një festë, infektohet me Covid-19 princi i Belgjikës

Nipi i Mbretit të Belgjikës, Filipes, Princi Joakim ka rezultuar pozitiv në testin e koronavirusit, pasi ka marrë pjesë në një festë në Spanjë.

Princi Joachim, 28 vjeç, udhëtoi nga Belgjika në Spanjë më 26 maj për të kryer një praktikë profesionale, njoftoi pallati mbetëror.

Dy ditë më vonë, ai shkoi në një festë në qytetin jugor të Kordoba, përpara se të rezultonte pozitiv për Covid-19.

Mediat spanjolle sugjerojnë që princi, nipi i mbretit të Belgjikës, Philippe, mori pjesë në një festë ku gjendeshin 27 persona.

Sipas rregullave në qytetim e Kordoba, një festë e këtyre përmasave nuk duhej të lejohej, pasi është e ndaluar mbljedha e jo më shumë se 15 personave.

Autoritetet vendase kanë nisur një hetim rreth kësaj ngjarjere, dhe atat që shkelën rregullat e karantinës mund të gjobiten deri në 10,000 euro.

Të gjithë personat që morën pjesë në festë janë vendosur në karantinë.