13:06 / E Martë, 01 Dhjetor 2020 / OSH

Shkoi për të bërë tesin e Covid-19, burri godet me grushta infermieren!

Një burrë në Kinë ka përfunduar në burg për shtatë ditë dhe duhet të paguajë 38 euro pasi sulmoi fizikisht një infermiere, e cila po i bënte testin PCR për Covidin.

Kamerat e sigurisë në spitalin e qytetit kinez Dilin, kanë kapur momentin shokues kur burri e godet me shuplakë infermieren.

Pas incidentit ai kishte pranuar në polici se kishte ndirë një lloj therje në fyt gjatë marrjes së mostrës dhe nga nervozizmi e goditi me gjithë forcë infermieren, e cila u tremb dhe iku menjëherë.

Policia, gjithashtu ka njoftuar se burri është penduar për këtë veprim të pahijshëm që ka bërë.