09:11 / E Enjte, 01 Mars 2018 / indeksADMonline

Shkollat fillore dhe të mesme pushim deri të hënën, për parashkollorët akoma s’dihet

Për shkak të temperaturave të ulëta që po mbizotërojnë në vendin tonë, shkollat fillore dhe ato të mesme ditën e enjte dhe të premte do ta kenë pushim, mirëpo kjo nuk vlen për institucionet parashkollore (çerdhet).

Kështu tha ministri i Arsimit, Shyqiri Bytyqi në emisionin “Zyra e Ankesave” në RTV Dukagjini.

Ai tha se mësimi për të gjithë nxënësit do të vazhdojë ditën e hënë, përkatësisht më 5 mars.

“Deri ditën e hënë nuk do të zhvillohet mësimi për shkollat fillore dhe ato të mesme. Për parashkollorët nuk kemi marr vendim”, ka thënë ministri i Arsimit, Bytyqi.

Temat: