Ndalesa e telefonave nëpër shkollat kosovare, deklarohet ministri Bytyqi!
Vendimi për ndalimin e përdorimit të telefonave nga nxënësit dhe mësimdhënësit do të rrisë cilësinë e procesit mësimor.
Kështu tha ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqyri Bytyqi gjatë një konference për media, ku theksoi se me këto veprime po i ngritin në një nivel tjetër shkollat në Kosovë.
Ministri Bytyqi këtë vendim e ka marrë duke pasur për bazë ankesat e mëdha që kanë pasur nga drejtorët e shkollave, prindërit, por dhe vet nxënësit.
Ai tha se me këtë vendim do të rrisë vetëdijen e nxënësve se telefoni gjatë procesit mësimor është vetëm pengesë. Ndërsa, theksoi se telefoni aktualisht nuk përdoret për nxërjen e dijës në shkollat tona. Bytyqi shtoi se në muajin e ardhshëm do të sqarohen gjitha gjërat sa i për ketë këtij vendimi, pasi deri atëherë pritet të dal udhëzuesi dhe të implementohet gjithë vendimi.
Përndryshe janë edhe disa vende tjera, përfshirë edhe Shqipërinë që kanë ndaluar përdorimin e telefonave në objekte shkollore.