20:43 / E Mërkurë, 17 Janar 2018 / indeksADMonline

Shkon në spital për t’i kuruar plagët e marra, zbulon se doktori e kishte sulmuar (Video)

Një vajze ruse iu desh të shkonte në spital për ta kuptuar se ishte pikërisht doktori mashkull i cili e sulmoj atë në një klub nate.

Sipas Daily Mail, pamjet e videos kanë treguar momentin kur ajo u përball me sulmuesin në spitalin e Rusisë lindore, pasi ai filloi ta godasë atë.

Anastasia Dmitrieva dyshohet se u sulmua në një klub nate në qytetin e Neryungi natën vonë. Të nesërmen ajo shkoi në spital për t’u trajtuar dhe për të regjistruar lëndimet e saj, kështu që ajo mund të paraqiste  ankesë në polici, transmeton Indeksonline.

Ajo hasi në doktorin e quajtur, Vladimir Naumov, të cilin e njohu si njeriu që e sulmoj atë në klub nate.

Gjatë konfrontimit, të filmuar në një telefon, doktori shihet duke e goditur atë. Më pas ai është shkarkuar nga Ministria e Shëndetësisë në Rusi, për sulme të dhunshme.

Ai pranoi se ishte përfshirë në këtë rast por që sipas tij po mbronte një mike që ishte sulmuar nga një grup i femrave./Indeksonline/