13:11 / E Shtunë, 12 Maj 2018 / indeksADMonline

Ish deputeti i Kuvendit krenohet me pacientin e tij, pasi i rregulloi këtë problem! [Foto]

Doktori i Stomatologjisë dhe Specialist i Kirurgjisë Maksillofaciale në Kosovë, Gëzim Kelmendi njëherësh Kryetarë i partisë “Fjala”  ka treguar suksesin e tij të radhës që ka bërë për një pacient të tij.

Ai ka thënë se pacienti gjithnjë është një personalitet publik në shtetin e Kosovës, transmeton ‘Indeksonline’.

Kelmendi i ka rregulluar pacientit Nofullën e sipërme me punim sipas protetikor-Cirkon-it.

Ish deputeti i Kuvendit, ka postuar dy fotografi duke treguar më mirë punimin e këtij problemi të pacientit.

Postimi i plotë:

Pacienti është një përsonalitet publik ( i njohur) në shtetin e Kosovës.

Nofullën e sipërme, saktësisht komplet gjysmën e nofullës së sipërme ia kemi rregulluar me punim protetikor-Cirkon. Cila është gjysma natyrale dhe cila është gjysma e punuar me Cirkon? E majta apo e djathta?./Indeksonline/