15:58 / E Hënë, 08 Janar 2018 / indeksADMonline

Shkon në spitalin e Durrësit me dhimbje të forta, ajo që zbulojnë mjekët i shokon të gjithë

Një grua nga qyteti i Durrësit i ka habitur mjekët e spitalit pasi ka shkuar atje me dhimbje të forta barku.

Vetëm pak pas mesnatës së djeshme 30-vjeçarja ka shkuar me një të afërmen e saj në urgjencë duke kërkuar ndihmë. Pas ekzaminimit të mjekëve rezultoi se gruaja e re në fakt ishte shtatzënë. Mjekët e kanë pyetur por gruaja ka mohuar kategorikisht të ishte e vërtetë.

E afërmja e saj tha:

“Nuk është shtatzënë sepse vjet ka lindur fëmijën e parë, shikoni mirë çfarë problemi ka, sepse ka dhimbje të forta barku pa pushim prej mbrëmjes së shkuar.”

Por mjekët janë shokuar kur i bënë vizitën gjinekologjike dhe ekogranë, pasi rezultoi se gruaja ishte në proces lindje, shkruan Durrës Lajm. Ata e kanë dërguar gruan ën maternitet ku ka lindur një vajzë të shëndetshme. Gruaja nuk kishte dijeni se ishte shtatzënë dhe nuk kishte kryer asnjë kontroll më parë. Mjekët kanë njoftuar se 30- vjeçarja dhe vajza e saj gëzojnë shëndet të plotë ndërsa janë shprehur se kanë ngelur të shokuar nga deklarata e nënës.

Temat: