11:15 / E Premte, 31 Korrik 2020 / indeksADMonline

Shkon në varrimin e babait, shteti ndryshon masat e karantinës dhe e humb ndeshjen ndaj Interit

Ylli i Getafes, Etebo është përballur me një situatë të palakmueshme ditëve të fundit. Futbollisti nigerian ka marrë lejen nga Getafe për të qenë pjesë e ceremonisë së varrimit të babait të tij, shkruan Indeksonline.

Futbollisti nigerian udhëtoi në vendin e tij një javë më parë. Por, Nigeria tani ka ndryshuar masat pandemike duke ndaluar udhëtimet për në Evropë.

Kjo do të thotë që Etebo do ta ketë të pamundur rikthimin te Getafe. Etebo do ta humbas ndeshjen ndaj Interit në Europa League. /Indeksonline/