19:54 / E Diele, 11 Mars 2018 / indeksADMonline

Shkrimtari kosovar me vargje emocionuese për vëllëzërit Maloku: Cila është gjuha e vrasësit!

Vrasja e dy vëllëzërve Maloku nga Plloqica e Malishevës ka prekur të gjithë opinionin. Ngjarjën makabare që ndodhi në orët e para të mëngjesit të së premtës e kanë dënuar edhe krerët e shtetit, të cilët kërkojnë zbardhjen sa më të shpejtë të rastit, shkruan Indeksonline.

Ndërsa gjatë ditës së sotme edhe poeti i njohur kosovar ia ka kushtuar disa vargje tejet të ndjeshme vëllëzërve të vrarë.

Kjo është poezia e Deskut për Shani e Bahri Malokun:

CILA ËSHTË GJUHA E VRASËSIT
( Recuim për vëllëzërit Maloku)

Heshtje,
dhe si të heshtet afër pranverës
kur sapo dielli filloi të na ngrohë më mirë ,
cilën fjalë ta gjej sot për këtë dhembje
që na i ka mbushur zemrat e mijëra shqiptarëve.

Dhembje
anë e mbanë tokës sonë
Dardane.
Çfarë t´i them sot,a kam fjalë
si e ndjej këtë ditë marsi
pa ushtarët e atdheut të lirë
pa gëzimin dhe buzëqeshjen e tyre.

Vallë çfarë mund t´i thuhet kësaj vrasje,
makabre,
apo e orkestruar nga ndonjë falangë
që ende kanë mbetur
nga okupatorët sëbosllav.

Unë këtë e quaj çmenduri,
një çmenduri e lloit të vet
se nuk ka qenë e traditës
e shqipeve të këtyre trevave.

Si të ju them lamtumirë
Miqt dhe vëllëzërit e mij.
A kanë fytyrë vrasësit
dhe cila është gjuha e tyre.