Shkruhet historia, Union Berlin emëron një trajnere femër
Union Berlini ka bërë historinë në Bundesliga.
Kjo pasi që klubi gjerman, ka emëruar një trajnere femër Marie-Louise Eta deri në qershor.
Ata shkarkuan Steffen Baumgart, pas humbjes së fundit ndaj Heidenheimit 3-1.
Union Berlin, gjendet në pozitën e 11-të në Bundesliga me 32 pikë./IndeksOnline/

