15:18 / E Shtunë, 10 Mars 2018 / indeksADMonline

Shkrumbohet nga zjarri një banesë në Shqipëri, ja pse zjarrfikësit nuk po munden të ndërhyjnë

Një zjarr i madh ka shkrumbuar një banesë ditën e sotme në qytetin e Lezhës. Mësohet se ngjarja ka ndodhur në fshatin Ishull është shkrumbuar e gjitha.

Policia dhe zjarrfikësit kanë mbërritur në vendngjarje, por ka qenë e pamundur ndërhyrja për shkak të një kanali i cili nuk lejonte zjarrfikësen të arrinte te banesa.

Fatmirësisht raportohet që nuk ka të lënduar vetëm dëme të mëdha materiale. Policia po punon për zbardhjen e shkaqeve që çuan në shkrumbimin e banesës.